Këngëtarët e njohur shqiptarë, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, ditë më parë publikuan projektin e parë të përbashkët muzikor.
“Përjetësi” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar me një video të veçantë.
Të njëjtit vijnë me paraqitje të mahnitshme, marrë parasysh vokalin e dy artistëve dhe realizimin që bënë.
Kënga u prit mjaft mirë edhe nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi dy milionë klikime në YouTube.
Suksesit i është gëzuar edhe vet këngëtarja nga Ferizaj, e cila ka ndarë një postim me fansat në InstaStory.
“Gëzuar dy milionë”, ka shkruar ajo.
Ermali po ashtu tregoi se ia ka anuluar një bashkëpunim Fifit, për shkak se nuk i pëlqeu kënga që zgjodhi. /Telegrafi/