Gjatë mbrëmjes së djeshme, rep-artistja e njohur, Tayna, solli bashkëpunim e parë ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për artistin francez, L’Algerino, ndërsa së bashku me Taynan publikuan këngën “Moona”.
Ani pse një projekt i tillë ishte shpërndarë ilegalisht në rrjet që një muaj, duket se rezultoi të jetë edhe më i pëlqyer pasi u publikua.
Në klipin e realizuar nga Sekuencë, dyshja shiheshin me plot stil, ndërsa merrnin vëmendje me vallëzimin nën tingujt e muzikës.
Për më pak se 24 orë, kënga ka arritur mbi 700 mijë klikime në platformën e popullarizuar digjitale, YouTube.
Padyshim që pati edhe komente të shumta, duke komplimentuar reperen për zgjedhjen e duhur që bëri. /Telegrafi/