Këngëtari i njohur Blero, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor, “A e din”.
Këtë këngë, ai e solli në bashkëpunim me Ylber Osmanin, gjersa që në orët e para të publikimit, kënga është pritur mirë nga publiku.
Kjo vërtetohet edhe nga shifrat e larta të klikimeve që kjo këngë ka shënuar vetëm brenda 24 orëve.
Klipi i këngës është mjaft vjeshtor, dhe përkon shumë me tematikën dhe stinën në të cilën ndodhemi.
Nuk kanë munguar edhe komentet e shumta nga fansat, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtarin për tematikën e përzgjedhur për këtë këngë.
Blero është shumë aktiv në muzikë me projekte dhe koncerte, duke qenë gjithnjë pranë fansave përmes këngës.
I njëjti, duket të jetë mjaft i lumtur që kënga e tij e re “A e din”, është pritur mirë nga fansat e tij të shumtë. /Telegrafi/