Telegrafi

Pritet mirë “Hookah” nga Capital T

Capital T publikoi ditë më parë projektin e ri të titulluar “Hookah”.

Kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku shqiptar duke pasur qindra mijëra klikime në pak kohë.

Videoklipi i xhiruar me aeroplan privat e shfaq reperin plot luks.

Megjithatë, në fund ai i drejtohet biçikletave dke treguar se shoqëria e mirë mbetet e mirë në cilën do situatë.

Capital T kështu bëhet gati për verë intensive ku ai ka paralajmëruar turne me disa koncerte të mëdha.

Muzika është punuar nga Rzon kurse teksti nga vet reperi. /Telegrafi/