Pasi siguroi kualifikimin madhështor për në Euro 2024, pas barazimit 1-1 si mysafir ndaj Moldavisë, Shqipëria do të rikthehet në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se kuqezinjtë pritet të mbërrijnë në Rinas rreth orës 23:30.
Ashtu si edhe në kualifikimin e parë historik me Gianni De Biasin, pritet një numër i lartë tifozësh.
Ata pritet të dalin dhe do të presin lojtarët për këtë arritje spektakolare.
Edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë jo të favorshme, ka pasur festë gjithandej në rrugët e Tiranës, teksa kurorëzimi do të jetë ditën e hënë pas duelit me Ishujt Faroe në “Air Albania”. /Telegrafi/