Kundërofensiva ukrainase çdo ditë e më shumë po tregohet si tejet efektive, ku shumë forca ruse janë detyruar të tërhiqen nga rajonet që i kontrollonin që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Tërheqja e tyre ka ndodhur si rezultat i humbjeve të mëdha dhe armët e avancuara që i kanë marrë ukrainasit nga vendet perëndimore, që nuk po u lënë askund vend që të fshihen apo strehohen, transmeton Telegrafi.
Dëshmi për këtë është videoja më e fundit që është postuar në rrjetet sociale nga mbrojtja territoriale e Ukrainës, ku shihet se si një tank i ushtrisë ruse hidhet në erë.
Derisa po lëvizte nëpër një fushë të gjelbëruar, ukrainasit ishin pozicionuar dhe po prisnin që mjeti i blinduar të bie në minat që i kishin vendosur.
Në fund ashtu edhe doli, zinxhirët e tankut përfunduan mbi minë dhe ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkatërroi tankun.
Bazuar në pamjet, ishte një pritë e organizuar pasi kishin pasur kohë të pozicionohen dhe të filmojnë momentin kur tanku i armikut hidhet në erë. /Telegrafi/
Invading a sovereign country can be bad for your health pic.twitter.com/9KgXiJI1wH
— Ukraine Territorial Defense Forces (@TDF_UA) September 19, 2022