Ndonëse Policia duhet të jetë garantuese në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, ky nuk është rasti me veturën e Policisë së Kosovës, e cila shihet duke hyrë në të kuqen në semaforë.
Një lexues i Telegrafit e ka dërguar një video në të cilën shihet vetura e Policisë së Kosovës, kur hyn në të kuqen në semaforin i cili ndodhet në rrugën Prishtinë – Podujevë, respektivisht në afërsi të asaj që njihet si “Xhamia e Llapit”.
Ndryshe, nuk është hera e parë që Policia e Kosovës bën shkelje të rregullave të trafikut. /Telegrafi/