Një veturë ka përfunduar sot në gropën e cila ishte hapur e që ishin duke u zhvilluar disa punime.
Aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Telegrafi/