Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, për posedim lëndësh narkotike.
Gjatë kontrollit të të dyshuarëve, përfshirë shtëpinë e tyre, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 209.1 gram, dy telefona celularë dhe 40 euro.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Haxhi Zeka”, në ora 19.30, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/