Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar zyrtarin policor.
Rasti ka ndohur të shtunën në mesnatë, në Rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, kur një person derisa ishte duke u intervistuar, ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/