Njësiti i Hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, njësia e stacionit Veriu, ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për grabitje.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur me datën 24 janar 2025 në fshatin Trudë, saktësisht në një pompë derivatesh.
“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar (meshkuj) V.I. 34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin. /Telegrafi/