Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht dy policë.
Policia bën të ditur se personi ishte në gjendje të dehur derisa ka sulmuar policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. /Telegrafi/