Site icon Telegrafi

Prishtina zhvillon ndeshjen e parë sezonale në stadiumin “Fadil Vokrri” ku e pret Gjilanin

Sonte (e hënë) zhvillohet ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit.

Nënkampioni nga sezoni i kaluar do ta zhvillojë sfidën e parë të sezonit 2018/2019 në stadiumin e rinovuar, “Fadil Vokrri”, nga ora 19:45.

Natyrisht se objektivi i skuadrës kryeqytetase do të jetë vetëm fitorja dhe nisja me këmbë të mbarë e sezonit të ri.

Porse, edhe Gjilani nuk do t’ia bëjë të lehtë, pasi do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo përballje.

 

Për më shumë, pritet që në stadium të krijohet një atmosferë e mirë sportive, pasi pos Plisave, pritet të jenë të pranishëm edhe Skifterat.

Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin e rinovuar, “Fadil Vokrri”, ishte ajo e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.

 

Kampioni nga edicioni i kaluar triumfoi përballë fituesit të Kupës, për ta fituar Superkupën e parë në histori të klubit nga Gjilani. /Telegrafi/

Exit mobile version