Site icon Telegrafi

Prishtina zgjohet me frymë evropiane (Foto)

Një ditë pasi Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, sot vendin tonë do ta vizitojë shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

E për nderë të kësaj vizite qysh në orët e hershme të mëngjesit rrugët e Prishtinës por edhe sheshet kanë filluar të dekorohen me flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Mogherini pritet t’i drejtohet deputetëve të Kosovës në një seancë solemne të Kuvendit që do të mbahet në orën 16:00, lidhur me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ndërkaq vlen të theksohet se një vizitë të mundshme për sot e ka paralajmëruar dje edhe zyrtari i lartë në Komisionin Evropian, Dimitris Avamapoulos./Telegrafi/

Exit mobile version