Site icon Telegrafi

Prishtina pret Ballkanin në kryendeshjen e ditës së sotme, interesant edhe në Klinë

BKT Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të.

Do të zhvillohen tri takime shumë interesante, në Podujevë, Klinë e Drenas.

Padyshim që takimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Prishtina është nikoqir i Ballkanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur mbrapa në garën për titull dhe kërkon fitore që të qëndrojë e qetë në tabelë.

Në anën tjetër Ballkani synon tri pikët për ta kaluar Dritën në renditje që është lidere.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dukagjinit të Klinës dhe Drenicës.

Të dyja skuadrat synojnë mbijetesën dhe pikët në këtë sfidë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Dueli i tretë i kësaj sfide është ai mes Feronikelit dhe Gjilanit.

Vendasit me një ekip shumë të ri presin Gjilanin që synon të rikthehet te fitoret dhe ta rimarrë pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/

BKT Superliga e Kosovës

E diel

13:00 Feronikeli – Gjilani
13:00 Dukagjini – Drenica
13:30 Prishtina – Ballkani

 

Exit mobile version