Site icon Telegrafi

Prishtina në stërvitje intensive në prag të playoffit

Sigal Prishtina ka vazhduar me përgatitjet intensive në prag të duelit të parë të playoffit gjysmëfinal për titullin e kampionit të Superligës.

Kampioni aktual pati bilanc të shkëlqyer prej vetëm një humbje këtë sezon.

Por, kjo nuk ka kënaqur apetitet e klubit nga kryeqyteti që përkundër fitimit të Kupës së Kosovës, ka vënë syrin te titulli i kampionit të Kosovës.

Skuadra më e trofeshme kosovare ka zhvilluar intensivisht stërvitjet, ku janë parë të gjithë lojtarët, kryesisht vendorë, përpos Filip Bundovicit i cili është i vetmi lojtar i huaj në përbërjen e Prishtinës.

Sigal Prishtina në këtë rreth të garave përballet me Golden Eagle Yllin, që zuri vendin e katërt në kampionat.

Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version