Telegrafi

Prishtina mposht me lehtësi Golden Eagle Yllin

Sigal Prishtina ka realizuar fitore të pritur në Superligën e Kosovës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 89:62.  

Skuadra nga kryeqyteti në ndeshjen e luajtur në ‘Pallatin e Rinisë’ kanë arritën të shënojnë fitoren e radhës në Superligë, duke mposhtur skuadrën nga Suhareka.

Megjithatë, prishtinasit nuk ishin gjatë tërë ndeshjes më të mirë, pasi mysafirët e fituan çerekun e parë me rezultat 19:17.

Lexo po ashtu Kupa në duart e Sigal Prishtinës

Më pas, Sigal Prishtina e bëri në çerekun e dytë dhe të tretë, të cilët i fitoi me epërsi të thellë duke siguruar edhe fitoren.

Pas 40 minutave lojë, rezultati në semafor shënonte 89:62 për Sigalin. /Telegrafi/