Sigal Prishtina është gjysmëfinalisti i tretë i Kupës së Kosovës në basketboll.
Prishtinasit kanë triumfuar në palestrën e Suharekës kundër skuadrës prizrenase Kalaja me rezultat 102-67.
Në pjesën e parë, ekipi që bën pjesë gara në ligën e dytë kosovare, i bëri ballë mjaft mirë kampionit aktual dhe fituesit të Kupës.
Çereku i parë i takoi bardhekaltërve me 13 pikë epërsi, 27:14, e cila gjë i vetëkënaqi “Plisat”.
Në periudhën e dytë Kalaja arriti të shkrinte rezultatin dhe të ngushtonte avantazhin në tre pikë, 44:41.
Por, pjesa e dytë ishte më e suksesshme për të besuarit e trajnerit Andin Rashicës, pasi që arritën të triumfonin me kosh dallim të madh.
Në periudhën e tretë erdhi në shprehje përvoja dhe kualiteti i prishtinasve, të cilët e thelluan avantazhin në 22 pikë, 69:47.
Dhjetë minutshi i fundit duket se ishte sa për statistika pasi që Sigali kontrolli lojën dhe në fund triumfoi me rezultat 102-67.
Ndryshe, tashmë dy gjysmëfinalistët e parë dihen dhe ata janë Rahoveci që mposhti Kerasan Prishtinën si dhe Golden Eagle Ylli që ishte më e mirë se Borea.
Theksojmë se në takimin e fundit çerekfinal, i cili fillon në ora 19:45 do të ballafaqohen Bashkimi dhe Trepça. /Telegrafi/