Site icon Telegrafi

Prishtina me treg mobil të prodhimeve vendore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Tregu mobil i prodhimeve vendore tanimë është bërë realitet.

“Para dy viteve në fushatë me Bislim Shalen dhe Fisnik Ismailin prezantuam idenë e Tregut të Prodhimeve vendore. Sot kjo ëndërr u bë realitet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas kryetarit Ahmeti, tregu mobil do të jetë në nëntë lagje.

“Tri herë javë do t’iu jep mundësi fermerëve të regjionit të Prishtinës t’i shesin prodhimet e tyre, e qytetarëve mundësinë të blejnë prodhime të freskëta në lagjen e tyre”, ka shkruar më tej Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version