Telegrafi

Prishtina i jep leksion Trepçës në ndeshjen që u mbyll me palestrën e zbrazur

photo by: @Shpend Ahmeti

Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Trepça me rezultat 53:88 (9:21, 16:25, 11:29, 17:13), në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës.

Kjo ishte fitorja e dytë e thellë e prishtinasve pas asaj në mesjavë ndaj Pejës.

Pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas filloi shkëputja e prishtinasve, që e fituan bindshëm çerekun e parë 9:21.

Kryeqytetasit nuk u ndalën në periudhën e dytë dhe thelluan më shumë epërsinë, që shkoi deri në 21 pikë, sa përfundoi pjesa e parë 25:46.

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke rritur edhe më shumë epërsinë, ndërsa vendasit assesi të gjenin lojën e tyre.

Ndeshja u ndërprerë në fund të çerekut të tretë, kur Prishtina po udhëhiqte me rezultat bindës 36:72.

Rezultati nuk u ka pëlqyer tifozëve vendës, të cilët kanë filluar me hedhje të gjësendeve në parket dhe kanë ofenduar në kor, Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe kryetarit e saj, Arben Fetahun.

photo by: @Shpend Ahmeti

Palestra u zbrazë dhe ndeshja vazhdoi ku epërsia më e lartë e Prishtinës shkoi deri në 39 pikë, 36:75.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultat 53:88.

Te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 15 pikë e dhjetë asistime, Brooks Debisschop me 15 pikë e 14 kërcime dhe Dardan Berisha me 15 pikë e gjashtë asistime.

Kryeqytetasit kanë 13 fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit nëntë fitore e nëntë humbje.