Sigal Prishtina ka arritur të triumfojë në udhëtim te KB Ylli në një atmosferë të nxehtë në Suharekë me rezultat 86-68.
Bardh e kaltrit arritën që të sigurojnë fitoren falë pikëve të Granit Rugovës (23) dhe Waynes me 18 pikë e tetë kërcime.
Te Ylli ka shkëlqyer Altin Morina me 18 pikë e shtatë asistime dhe Harmon me 22 pikë.
Bashkimi nuk e mori parasysh Pejën, e cila luajti me juniorët në këtë takim pasi lojtarët kryesorë janë në protestë.
Bashkimi triumfoi me 42 pikë epërsi, 106-64 dhe arriti kështu të mbajë hapin me lideren, Prishtinën.
Trepça nga ana tjetër shënoi fitore me rëndësi në shtëpi ndaj Boreas, duke triumfuar me rezultat 93-82.
Më të mirët ishin Williams me 33 pikë dhe Hyden me 30 pikë në këtë takim.
Prishtina mbanë kreun e klasifikimit me të gjitha fitore dhe asnjë humbje, përcjellë nga Bashkimi që ka vendin e dytë.
Të dielën Rahoveci udhëton në Prishtinë për duelin e vështirë ndaj Kerasanit.
/Telegrafi/