Këngëtarja me renome botërore, Dua Lipa, i ka bërë gjithmonë krenarë shqiptarët anë e kënd globit me sukseset e saj.
Ajo nuk ka nguruar që gjithnjë në intervista të flasë me mburrje për vendin prej nga vjen, e në veçanti Prishtinën, në të cilën shpenzoi disa vite të jetës së saj.
Teksa në Prishtinë ajo vjen thuajse njëherë në vit, duket se edhe kryeqyteti ka vendosur ta nderojë atë me një dhuratë speciale.
Bëhet fjalë për një grafit të veçantë, i cili shfaq artisten shqiptare hipur mbi një figurë të animuar.
Ky grafit është pikturuar përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham”.
Dua Lipa duket se është ndjerë tejet e lumtur kur ka parë këtë, teksa ka rishpërndarë një nga postimet në InstaStory ku tregoheshin punimet që po bëhesin për realizimin e tij. /Telegrafi/