Site icon Telegrafi

Prishtina dhe Bashkimi në pritje të rivalëve për playoff

Kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro deri në fund të stinorit të rregullt 2017/18. Liderja dhe kampionja e stinorit të rregullt, Sigal Prishtina, bashkë me Bashkimin që ka të siguruar pozitën e dytë në stinorin e rregullt, aktualisht po presin rivalët e tyre gjysmëfinal të Play-Offit.

Në Play-Off takohen i pari në tabelë, me të katërtin, ndërsa i dyti me të tretin, ku përparësinë e terrenit vendas e kanë më lart të renditurit, në këtë rast Sigal Prishtina e Bashkimi.

Mirëpo, cilat ekipe do të jenë kundërshtarë të tyre në gjysmëfinale?

Ylli dhe Rahoveci mund të thuhet* se kanë siguruar Play-Offin, pasi që u duhet vetëm edhe një fitore për sigurim edhe matematikor të Play-Offit, mirëpo… në tre ndeshjet e fundit pritet të përcaktohet edhe renditja se cili ekip po përfundon i sati dhe cili ekip do të jetë kundërshtar i Sigal Prishtinës, e cili i Bashkimit.

Nëse Ylli e Rahoveci përfundojnë stinorin me pikë të barabarta, Rahoveci do të merr vendin e tretë, pasi që ka bilanc më të mirë në duele mes vete.

Në tre ndeshjet e radhës, Yllin e presin këto ndeshje: Ylli – Sigal Prishtina; Peja – Ylli dhe Ylli – Borea.

Në tre ndeshjet e radhës, Rahovecin e presin këto ndeshje: Kerasan Prishtina – Rahoveci, Rahoveci – Trepça dhe Sigal Prishtina – Rahoveci.

Në letër, duket se Ylli ka pak më të lehtë orarin, mirëpo, gjithçka do të vendoset në parket dhe pritet të shihet se kush, ku, do të përfundojë për t’u përcaktuar përfundimisht pozita e tretë dhe e katërt, ashtu që të kuptohen gjysmëfinalistët.

Gjysmëfinalet e Play-Offit përndryshe, luhen deri në tre fitore, ku përparësinë e terrenit vendas e ka më mirë i rendituri në klasifikim, në rastin e këtij stinori: Sigal Prishtina e Bashkimi. Sistemi i ndeshjeve gjysmëfinale është 2-2-1. /Borozani/

Exit mobile version