Site icon Telegrafi

Prishet miqësia mes Megi Pojanit dhe Noizyt, nuk ndiqen më në rrjete sociale

Bëhet e ditur se është prishur një miqësi e mirë e showbizit shqiptar.

Fjala është për atë të reperit Noizy dhe modeles e aktores shqiptare, Megi Pojani, për të cilin deklaroi disa herë se e ka ‘artist të preferuar’.

Dyshja, të cilët janë njohur si shokë të mirë, sipas Prive kanë prishur raportet me njëri-tjetrin.

Foto: Arkiv

Pojani ishte prej shumë vitesh imazh i brendit të këngëtarit të njohur, ndërkohë që kanë ndërprerë marrëdhënien prej shumë kohësh.

Lexo po ashtu Don Xhoni publikon "Katile", me protagoniste në klip Megi Pojanin

Me një vëzhgim të vogël, të njëjtit shihet se nuk ndiqen më as në rrjetet e tyre sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Megi madje ka qenë pjesë e klipit të këngës së re “Katile” të Don Xhonit, ndërkohë që ky i fundit tashmë njihet si rival i Noizyt.

Sidoqoftë, protagonistët nuk kanë komentuar e nuk kanë folur asnjëherë për këtë pjesë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version