Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora karrierës së saj të suksesshme prej kohësh i ka shtuar edhe angazhimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.
Rita me anëtarëve të tjera ka për detyrë që të përzgjedh talentët e Australisë në muzikë, por një befasi e papritur për të ndodhi në episodin e radhës të spektaklit.
Një prej konkurrentet pjesëmarrëse qëlloi të ishte me prejardhje nga Kosova, një fakt që e lumturoi pafund këngëtaren.
Pas performancës, autorja e “You & I” me të kuptuar se Sihana Haxhnikaj kishte prejardhje shqiptare foli shqip me të.
Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesionale.
16-vjeçara u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe.
Ajo foli për të gjitha emocionet e përjetuar atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën gjatë një interviste në emisionin “Ora shtatë”, në Klan Kosova.
“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam lumtur dhe entuziazmuar shumë, gjithmonë e kam dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë”, u shpreh Sihana.
“Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha tutje konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia”.
Ajo tutje komentoi edhe deklaratën e Ritës kur tha se Kosova është një vend i vogël dhe të gjithë mes tyre konsiderohen si kushërinj, prandaj edhe atë e ka si kushërirë.
“Isha e emocionuar dhe nervoz, jo nuk jam kushërirë me Ritën po Kosova nuk është një vend i madh, ne jemi shqiptar dhe ne të gjithë vijmë nga i njëjti vend”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, në lidhje me atë se a e sheh veten në finale të garën australiane të muzikës, Haxhnikaj tha se është e emocionuar për atë se çfarë do të ndodh në vazhdim.
“Për këtë nuk mund të them asgjë si do të vazhdojë tutje, por mezi po pres emisionin e radhës”, tha ajo.
Ndërkohë, theksojmë që “The Voice Australia” është një prej spektakleve më të suksesshëm të muzikës në botë, nga ku kanë dalë talent të shumtë. /Telegrafi/