Një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se vetmia është faktor i rëndësishëm në dobësimin e kualitetit të jetës te njerëzit.
Rezultatet tregojnë se vetmia mund të shpie në sëmundje të ndryshme dhe, në disa raste, edhe në vdekje të parakohshme te personat në moshë, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se prindërit tuaj do të jetojnë më gjatë nëse shpenzoni më shumë kohë me ta.
Për këtë konstatim, studimi i quajtur ‘Solitude of the Elderly’ kishte analizuar 1,600 të rritur me moshë mesatare 71 vjet.
Studimi kishte zbuluar se 23% e pjesëmarrësve të vetmuar të studimit kishin vdekur brenda gjashtë vjetëve. Në anën tjetër, ata të cilët kishin qenë më të shoqërueshëm, kishin pasur tendenca të jetojnë më gjatë. /Telegrafi/