Tamir dhe Mandy Raanan që po udhëtonin nga Fort Lauderdale për në New York, së bashku me tre fëmijë të vegjël, janë përjashtuar nga aeroplani.
Vajza tyre njëvjeçare e kishte shkelmuar karrigen që kishte përpara dhe për këtë arsye, stjuardesa ka kërkuar që ata të largohen, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon menaxherin e fluturimit, duke u kërkuar atyre të dalin jashtë dhe të bisedojnë, ndërsa nëna kundërshton dhe insiston të shkojnë në shtëpi.
Mirëpo, ata janë nxjerrë përjashta dhe e kanë kryer fluturimin më vonë, me një aeroplan tjetër. /Telegrafi/