Telegrafi

The Telegraph: Prindërit nga Shqipëria po i dërgojnë me vetëdije djemtë e tyre në Britani të Madhe që të bashkohen me trafikantët që merren me shitjen e drogës

Djemtë nga Shqipëria po dërgohen nga prindërit e tyre në Britani të Madhe, që t’i bashkohen trafikantëve që merren me shitjen e drogës, ka bërë të ditur një raport i The Telegraph.

Me vetëdije të plotë, prindërit po i dërgojnë djemtë e tyre në mënyrë ilegale, që të jenë pjesë e këtyre grupeve kriminale, me pretendimin se do kenë përfitime shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e gjykatave, bëjnë të ditur se shumica e këtyre të rinjve që kanë hyrë në Britani të Madhe nëpërmjet kamionëve, janë përndjekur në Selkirk, Barth, Dewsbury, Shrewsbury, Glasgow dhe Londër, të kapur me drogë që kapë vlerën e mbi 200 mijë funteve.

Klevis Drazhi i arrestuar për shpërndarje droge

Agjencia Kombëtare e Krimit ka bërë të ditur, se Shqipëria është burimi më i madh i huaj, që furnizon grupet kriminale në Britani të Madhe, ndërsa bëhet e ditur se vitin e kaluar janë raportuar 947 raste, që është një rritje për 50 për qind, krahasuar me vitin 2015.

“Shumica e djemve dhe të rinjve, trafikohen në bashkëpunim me prindërit e tyre, të cilëve iu premtohet shpërblim i madh financiar nga trafikantët”, ka thënë Steve Harvey, që është specialist për ligje ndërkombëtare, që e prezantoi të gjeturat e tij para Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Grupet kriminale, iu ofrojnë jetë luksoze të rinjve, ndërsa i joshin duke iu ofruar shumë para me të cilat do të blejnë rroba, vetura, si shumë të mira tjera që nuk i kanë.

Klevis Drazhi është një 20-vjeçar, që është kapur me 11 pako kokainë në Londër dhe u dënua me 18 muaj burg. Ai ishte detyruar të merrej me shpërndarje të drogë, nga një pjesëtarë i mafies, që e transportoi atë ilegalisht në rimorkion e tij.

Ky i ri është në mesin e shumë të burgosurve, që jetojnë pa dokumente në Britani të Madhe, që janë dërguar nga vet prindërit e tyre që të merren me aktivitetet të paligjshme, me pretendimin se do të bëhen të pasur. /Telegrafi/