Site icon Telegrafi

Prindërit e Ritës e ndoqën nga afër koncertin e madh në Londër

Rita me prindërit e saj (Foto: Instagram/ritaora)

Rita Ora ka mbajtur një koncert madhështor në skenën e madhe të ‘O2 Arena’ në Londër.

Këngëtarja e famshme shqiptare gjithmonë është mbështetur nga prindërit e saj, të cilët ishin prezentë për ta ndjekur nga afër performancën e saj.

Besnik (Nick) dhe Vera Ora (Foto: Instagram/ritaora)

28-vjeçarja i ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku spikat poza e realizuar me prindërit e saj, Verën dhe Besnikun.

“Disa fotografi nga prapaskena. Familjes time dhe miqve u them se ju dua”, ka shkruar Rita në përshkrim.

 

Në një postim të mëparshëm, këngëtarja e famshme kishte shkruar se nuk mund të besonte që një vajzë nga Kosova ka arritur t’i plotësojë ëndrrat e saj në këtë shkallë. /Telegrafi/

Exit mobile version