Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka pak që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“You For Me” titullohet kënga e saj e re, të cilën ajo e ka sjell në bashkëpunim me DJ Sigala, dhe në pak ditë pritet t’ia publikojë edhe klipin.
Ndryshe nga Rita, prindërit e saj, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë gjetur së fundmi pak kohë për pushime.
Çifti kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për pushime këtë fillim të verës, pas disa ditëve qëndrimi të shijuara në vendlindjen e tyre, Kosovë.
Ka qenë mamaja e këngëtares, psikiatrja Vera Sahatçiu, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa momente të këndshme që dyshja po shijojnë në brigjet shqiptare.
Ata fillimisht kanë vizituar Patokun, gjersa më pas bënë të ditur se ishin drejtuar për në qytetin turistik të jugut, Vlorë.
Besniku dhe Vera i kanë më të shpeshta ardhjet në trojet shqiptare, ndërsa për Ritën, hera e fundit kur ishte në Kosovë ishte prilli i vitit 2019, kur erdhi me një mision të UNICEF-it. /Telegrafi/