Telegrafi

Prindërit e Rita Orës, Besniku dhe Vera publikojnë fotografi nga Kalaja e Prizrenit

Prindërit e Rita Orës, Besnik Sahatçiu dhe Vera Ora, prej disa ditësh janë duke lëvizur nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Ata së fundmi janë duke qëndruar në Prizren, ku edhe po mbahet ngjarja e famshme kulturore, Dokufest.

Të njëjtit kanë kaluar një kohë të mirë në qytetin antik dhe me këtë rast kanë vizituar edhe disa monumente.

Foto: Screenshot/Facebook

Ka qenë babai i artistes së famshme që ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, të realizuara te Kalaja e Prizrenit.

Lexo po ashtu Kohëra dhe gjenerata të ndryshme - gjyshërit dhe prindërit e Rita Orës duke shijuar madhështinë dhe mikpritjen e Hotel Dukagjinit

Në njërën fotografi, çifti ka pozuar edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Foto: Screenshot/Facebook

Më pas, ata janë parë edhe duke shijuar ushqimet nëpër restorantet e kafenetë në Prizren.

Familja Ora u zhvendos nga Kosova në Angli kur ylli me famë botërore ishte vetëm njëvjeçe.

Përkundër kësaj, ata vazhdojnë të jenë shumë të lidhur me rrënjët dhe ta promovojnë vendin në forma të ndryshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook