Site icon Telegrafi

Princi William dhe Kate Middleton shfaqen për herë të parë në publik pas krizës së shkaktuar në monarki nga intervista e Harryt dhe Meghan

Duka i Kembrixhit është i pari mbretëror që personalisht iu përgjigj akuzave të thëna nga Princi Harry dhe Meghan Markle në intervistën për Oprah Winfreyn, dhe gjithashtu zbuloi se ai nuk ka folur me vëllain e tij që kur intervista u publikua, por së shpejti ‘do ta bëjë’.

Pretendimi i Meghanit se një mbretëror së cilit nuk ia zbuloi emrin, ngriti shqetësime rreth Archiet, për faktin se lëkura e tij ishte ‘shumë kafe’ ishte pretendimi më i dëmshëm që doli nga transmetimi dhe shkaktoi reagime të patreguara në reputacionin e Pallatit Windsor në të gjithë botën.

Dita e sotme ishte gjithashtu dalja e parë publike për Kate Middleton, që kur ajo u akuzua nga Meghani se e bëri atë të qante gjatë rrëfimit në intervistën e bujshme, shkruan DailyMail.

Gjatë intervistës me Oprah Winfreyn, Meghan gjithashtu zbuloi detaje në lidhje me marrëdhëniet e tyre të tensionuara mes kunatave.

Ndërkohë, Harry zbuloi se si ai ishte ‘në shtigje të ndryshme’ për raportin me vëllain e tij, William.

William, i cili vizitoi ‘School2’ në Londrën lindore për të promovuar një program të shëndetit mendor të fëmijëve, mbrojti reputacionin e familjes së tij pasi u pyet nga reporteri i Sky News, Inzamam Rashid: “A është Familja Mbretërore një familje raciste?”

Dhe kur u pyet nëse ai kishte folur me vëllain e tij që nga transmetimi i intervistës, Duka i Kembrixhit tha: “Jo, unë nuk kam folur ende me të, por do të flas”.

Vendimi për t’iu përgjigjur publikisht pretendimeve personale është i pashembullt për një mbretëror të vijëssë parë, thonë ekspertët, dhe është një tregues i forcës së ndjenjës në familjen mbretërore në lidhje me sulmet e drejtuara ndaj tyre.

Mbretëresha theu heshtjen e saj në intervistë të martën, duke shprehur ‘shqetësimin’ e saj mbi çështjet e ngritura, “veçanërisht atë të racës”, megjithëse deklarata shtoi se “disa kujtime mund të ndryshojnë”.

William dhe Kate thuhet se janë mërzitur thellë nga mënyra se si u sulmuan nga Meghan dhe Harry.

Dhe si një çift i cili ka bërë një fushatë të gjatë për çështjen e shëndetit mendor, ata vështirë e gëlltisin faktin se Meghan i akuzoi ata se nga presioni i marrë prej tyre, e shtynë atë drejt mendimeve vetëvrasëse. /Telegrafi/

Exit mobile version