Site icon Telegrafi

Princi Harry rrëfen për periudhën kur e humbi nënën dhe si është ndier më pas (Foto)

Foto: PA

Princi Harry është hapur në lidhje me betejat nëpër të cilat ka kaluar në të njëzetat e tij duke treguar se si kishte mbështetje të madhe nga vëllai i tij, princi William.

32-vjeçari ka folur për The Telegraph për pikëllimin që përjetoi kur humbi nënën e tij, transmeton Klan Kosova.

“Unë shpenzova shumicën e jetës time duke thënë: ‘Unë jam mirë’, kështu që sot jam në rregull. Jam pak nervoz. Jam pak i shtrënguar në gjoks, por jam mirë”, ka thënë Harry.

Lexo po ashtu I dashuri sekret i princeshës Diana, mohon të jetë babai i princit Harry

Ai ka rrëfyer se humbja e nënës së tij në një moshë të re, ndikoi në shëndetin e tij mendor.

“Unë mund ta them lirshëm se humbja e nënës time në moshën 12-vjeçare mi mbylli të gjitha emocionet e mia në 20 vitet e fundit, dhe ka pasur një efekt mjaft të rëndë jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time”, është shprehur Harry.

Princi Harry duke shikuar një fotografi të nënës së tij, princeshës Diana (Foto: Geoff Pugh)

Në të njëzetat e tij, princi thotë se kaloi nëpër një periudhë dy-vjeçare në një “kaos-total” dhe vendosi të konsultohet me një psikolog më shumë se dy herë.

Harry, i cili është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, thotë se ai sot është në gjendje të mirë.

“Për shkak të procesit që unë kam bërë në vitet e fundit, unë tani jam në gjendje për të marrë punën time me seriozitet, jam në gjendje të marrë jetën time private seriozisht dhe të vë gjakun, djersën dhe lotët, në gjërat që me të vërtetë bëjnë ndryshime”, ka deklaruar princi.

Princesha Diana humbi jetën një aksident komunikacioni në Paris në vitin 1997, në moshë 36 vjeçare (AP)
Exit mobile version