Site icon Telegrafi

Princi Harry flet për librin e tij “Spare”: Nuk jam viktimë, i lumtur që kam ndarë historinë time me shpresën për t’i ndihmuar të tjerët

Princi Harry të shtunën në një intervistë me Gabor Mate për të diskutuar mbi librin e tij “Spare”.

Ai ka folur për shumë gjëra, meqenëse bëri edhe disa deklarata bombastike në këtë libër për familjen mbretërore.

“Unë sigurisht nuk e shoh veten si viktimë”, tha Duka i Sussexit, 38-vjeçar.

Foto: Backgrid

“Jam vërtet mirënjohës që jam në gjendje të ndaj historinë time me shpresën se do të ndihmojë, fuqizojë, inkurajojë të tjerët dhe shpresojmë t’i lërë njerëzit të kuptojnë – përsëri në përvojën njerëzore – [që] jemi në një formë të gjithë të lidhur, veçanërisht përmes traumës”, tha ai.

Harry theksoi se kur filloi ta shkruante librin gjëja kryesore që dëshironte ishte që ‘të jetë një akt shërbimi’.

Lexo po ashtu Kate Middleton 'e indinjuar dhe e lënduar' nga akuzat që Princi Harry bëri në librin “Spare”

“E di sa e rëndësishme është të ndajmë këto histori; si mund të shpëtosh një jetë dhe të përmirësosh jetët sepse thuajse po u jep njerëzve leje të flasin për gjërat e tyre dhe të jenë vetvetja”, shtoi ai.

Foto: Getty Images

Ai tregon se kurrë nuk ka kërkuar dhembshuri nga të tjerët, duke vënë në dukje: “Unë nuk kam kërkuar kurrë simpati në këtë”.

Duka vë në dukje se ka ndjerë se historia e tij do të “ndihmojë dikë ose disa njerëz atje”.

Princi britanik tha gjithashtu se megjithëse mund të ketë “humbur shumë” nga largimi nga jeta mbretërore së bashku me gruan e tij, Meghan Markle, në vitin 2020, në të njëjtën kohë, ai “ka fituar shumë”.

Foto: Wire Image

“Të shoh fëmijët e mi duke u rritur këtu, ashtu siç janë, thjesht nuk mund ta imagjinoj se si do të ishte e mundur në atë mjedis”, tha Harry.

“Mënyra që unë e kuptoj është se ju mund të përpiqeni çdo ditë të bëni më të mirën tuaj për të mos dorëzuar asnjë traumë që keni si prind, por nëse jeni ende të mbërthyer në të njëjtin mjedis, ndiheni disi të mposhtur”.

https://www.youtube.com/watch?v=4jsT3AIZtXs

 

Intervista 90-minutëshe u fut më thellë në përvojën e kaluar të Harryt me terapinë dhe ai pranoi se hezitonte të zbulonte traumën rreth vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana. /Telegrafi

Exit mobile version