Site icon Telegrafi

Princi Harry dhe Meghan Markle do të prezantojnë çmimin kryesor në “Oscars 2022” – atë për ‘filmin më të mirë’

Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se do të jenë prezantuesit e çmimit kryesor në “Oscars 2022”, “Best Picture” që i jepet filmit më të mirë të vitit.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Oscars” është javën e ardhshme, përkatësisht të dielën e 27 marsit, shkruan DailyMail.

Thuhej se Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk dihet ende nëse ata kanë rënë dakord të marrin pjesë në ngjarjen që do të mbahet në Teatrin “Dolby” në Los Angeles të dielën, më 27 mars.

Sipas raporteve, Harry dhe Meghan fillimisht ishin ftuar nga organizatorët për të dhënë çmimin “Aktorja më e mirë”, në një shenjë nderimi për punën e tyre për të drejtat e grave, por plani u anulua pasi Kristen Stewart u nominua për rolin e saj në “Spencer”, një film biografik për jetën e Dianës.

Një burim i tha gazetës The Sun: “Do të shihej si një goditje e fundit në dhëmbë për familjen mbretërore nëse do ta bënte – ai është shumë nervoz për të fluturuar në Londër pa mbrojtje nga policia, por i lumtur të ngrihet përpara një audiencë të madhe live në Teatrin ‘Dolby’ në Hollywood. Optika jo e shkëlqyer”.

Lajmi vjen disa ditë pasi Harry konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për Dukën e Edinburgut në Westminster Abbey më 29 mars, por tha se do të marrë pjesë në Lojërat Invictus në Hagë, në Holandë muajin e ardhshëm.

Vendimi për të mos marrë pjesë në shërbimin përkujtimor vjen pasi duka e çoi Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në gjykatë për vendimin e saj për të mos ofruar mbrojtje të plotë policore kur ai viziton Britaninë, avokatët e tij thanë se Harry “nuk ndihet i sigurt” pa mbrojtjen e oficerëve të Scotland Yard.

Përndryshe filmat e nominuar për “Best Picture (Filmi më i mirë i vitit)” sivjet në “Oscars” janë: “Belfast:, “Coda”, “Drive My Car”, “King Richard”, “Licorice Pizza”, “Nightmare Alley”, “The Power of the Dog” dhe “West Side Story”. /Telegrafi/

Exit mobile version