Site icon Telegrafi

Princi Charles nuk po pranon të bëhet mik me babanë e Dua Lipës (Foto)

Dukagjin Lipa ka takuar vitin e kaluar princin e Britanisë së Madhe, Charlesin.

Në formë shakaje, babai i këngëtares së famshme shqiptare ka pohuar se i ka dërguar ftesë që të bëhen miq në rrjetet sociale, por princi ende nuk e ka pranuar.

“U bë një vit që kur i kam dërguar kërkesën për shoqëri, dhe akoma nuk më ka pranuar”, ka shkruar Lipa në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

Kështu shkroi Dukagjini teksa ka publikuar një fotografi duke buzëqeshur përballë princit Charlesit gjatë takimit që ndodhi në parkun “Belsize” në Hapstead të Londrës.

Ndryshe, princi kishte qëndruar për një vizitë disa ditore në shtetin e Kosovës, ku ishte takuar me shumë personalitete të njohura vendore si dhe shoqërinë civile. /Telegrafi/

Exit mobile version