Enca arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes, e sidomos me provokimet që bën përmes postimeve të ndryshme.
Këngëtarja e njohur në pozat e radhës, nuk ka hezituar të pozoi në të brendshme, teksa shihet e shtrirë në shtrat.
“Princesha u zgjua”, ka shkruar Enca, ku shihet e veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të zezë, teksa mban në dorë një trëndafil të kuq.
Këngëtarja nga Shqipëria nuk la shumë vend për imagjinatë, duke vënë në pah format trupore, për të cilat komentohet vazhdimisht.
Ndryshe, kujtojmë që së fundmi, Enca kaloi pushimet në Dubai ku edhe festoi ditëlindjen e 26-të.
Ndërsa, këngëtarja ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, kënga e saj e fundit është “Suavele”. /Telegrafi/