Yevgeny Prigozhin iu dhuruan shufra ari gjatë vizitës së fundit në Afrikë.
Pesë komandantë nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë të Sudanit thuhet se i sollën Prigozhinit arin nga një minierë e kontrolluar prej mercenarëve të Wagnerit.
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë janë një grup paraushtarak që mbështetet në ndihmën e Prigozhinit gjatë luftës së tyre kundër qeverisë së vendit të tyre, raporton skynews.
Komandantët në këtë formë iu falënderuan udhëheqësit të Wagnerit sepse u kishte siguruar raketa tokë-ajër, raporton Wall Street Journal.
Prigozhin me sa duket u tha atyre, “Kam nevojë për më shumë ar”. Udhëheqësi Wagnerit arriti në Afrikë të premten. Rreth 5000 mercenarëve të Wagnerit janë vendosur në kontinent për të nxitur interesat e Rusisë.
Prigozhin mendohet të jetë vrarë në një aksident aeroplani të mërkurën. /Telegrafi/