Telegrafi

Prigozhin thotë se Wagner nuk po rekruton pjesëtarë të rinj

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin thotë se do të vazhdojë operimin në Afrikë dhe Bjellorusi, por se aktualisht nuk është duke rekrutuar pjesëtarë të rinj.

Përmes një audio-mesazhi të publikuar në Telegram, Prigozhin tha se grupi po vendoste për objektivat e tij të radhës, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Grupi Wagner ka pasur një rol kyç në luftimet në Ukrainës duke luftuar përkrah Rusisë, por anash ushtrisë së rregullt ruse.

Në muajin qershor, ata u rebeluan kundër udhëheqjes ushtarake ruse, dhe ia mësyn gati në Moskë, por që pa mbërritur atje, kryengritja e tyre u pezullua me një marrëveshje.

Prigozhin deklaroi së fundmi se shumica e pjesëtarëve të Wagnerit ishin aktualisht në pushim.

Ai tha se grupi po vendoste për detyrat e ardhshme.

Grupi do të qëndrojë “aktiv në Afrikë dhe në qendrat stërvitore në Bjellorusi”. Pjesëtarët e Wagnerit, sipas marrëveshjes duhej të zhvendoseshin në Bjellorusi. /Telegrafi/