Shefi i grupit mercenar, Wagner ka pretenduar se ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu po e gënjen presidentin Vladimir Putin për dështimet ‘kolosale’ në fushën e betejës në Ukrainë.
Yevgeny Prigozhin, kritik i hapur i ushtrisë ruse, tha se Shoigu nuk po i tregon liderit rus për ‘shkatërrimin e mijëra tankeve dhe automjeteve të blinduara’ që mbushin rrugët e qytetit të Bakhmutit.
Ai deklaroi se është gënjeshtër se ushtria ruse shkatërroi 60 tanke Leopard, raporton dailymail.
“Askush nuk shkatërroi 60 tanke Leopard, kjo është absurditet i plotë. Aktualisht, ushtria ruse po tërhiqet në drejtim të Zaporizhzhia dhe Khersonit”, tha kreu i Wagner.
Autoritetet ruse vazhdimisht po i mohojnë sukseset e fundit ushtarake të Ukrainës.
Ndryshe, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ushtarake ruse duke çliruar qindra kilometra territor të okupuar prej Rusisë. /Telegrafi/