Në atë që mund të jetë një zhvillim i madh, është shfaqur një video që pretendon se tregon shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, duke mirëpritur ushtarët e tij në Bjellorusi.
Videoja ende nuk është verifikuar nga Sky News dhe nuk dihet se kur është realizuar, transmeton Telegrafi.
Në pamjet, të postuara në një nga kanalet zyrtare Telegram të Prigozhin, një burrë, zëri i të cilit dukej si Prigozhin, mirëpriti njerëzit e tij dhe u tha të silleshin mirë.
Videoja është xhiruar në errësirë dhe është e mundur vetëm të shihet se si dukej profili i Prigozhin.
Ai dëgjohet të thotë se njerëzit e tij do të qëndrojnë në Bjellorusi për ca kohë, dhe duke e quajtur atë që po ndodh në vijën e frontit në Ukrainë, një “turp” në të cilin Wagner nuk duhet të marrë pjesë.
Vendndodhja e Prigozhin ka qenë objekt diskutimi që kur themeluesi i grupit mercenar, udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë ruse muajin e kaluar.
Rebelimi u ndal pasi presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri, dhe tha se luftëtarët e Wagner mund të strehoheshin në Bjellorusi. /Telegrafi/