Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner ka paralajmëruar se elita ruse duhet të angazhohet seriozisht në luftën në Ukrainë ose mund të humbasë veten dhe të përballet me revolucionin.
Yevgeny Prigozhin tha në një intervistë të publikuar në kanalin e tij Telegram, se Ukraina do të përpiqet të rrethojë Bakhmutin dhe të sulmojë Krimenë, transmeton Telegrafi.
“Me shumë gjasa ky skenar nuk do të jetë i mirë për Rusinë, kështu që ne duhet të përgatitemi për një luftë të vështirë. Jemi në një gjendje të tillë që mund ta humbim Rusinë – ky është problemi kryesor… Ne duhet të imponojmë një gjendje emergjente”, tha shefi i Wagner.
Ai shtoi se pikëpamjet e tij politike mbizotërohen nga dashuria për atdheun dhe shërbimi ndaj Vladimir Putinit. Nga organet e sigurisw perwndimore, Prigozhin konsiderohet si njeri i afwrt me Putinin dhe angazhohet nga presidenti rus sa herw qw ka nevojw t’i kryej punwt e pista.
Elita ruse, tha ai, mbrojti fëmijët e saj nga lufta, ndërsa fëmijët e rusëve të zakonshëm vdiqën në vijën e frontit, një situatë që ai tha se mund të shkaktojë trazira në Rusi.
“Nëse rusët e rëndomtë vazhdojnë t’i sjellin fëmijët e tyre në arkivole ndërsa fëmijët e elitës bëjnë rreziten jashtë vendit, Rusia do të përballet me trazira si revolucionet e vitit 1917 që çuan në luftë civile,” thotë Prigozhin.
“Ukraina po përgatit një kundërsulm që synon të shtyjë trupat ruse në kufijtë e saj të para vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë”, tha Prigozhin. /Telegrafi/