Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një fjalim të jashtëzakonshëm televiziv të shtunën se “rebelimi i armatosur” nga forcat mercenare të grupit Wagner përbënte tradhti dhe se do të ndëshkohen ata që drejtojnë armët kundër ushtrisë ruse.
Putin shtoi se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur Rusinë dhe se do të ndërmerren “veprime të fuqishme” për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don.
Udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin deklaroi se forcat që drejton kanë marrë kontrollin e të gjitha njësive ushtarake në qytetin jugor të Rusisë.
Putin u kërkoi rusëve të jenë të bashkuar dhe se ka një përpjekje për t’i thyer në luftën kundër ukrainasve, raporton skynews.
Watch live: Russian President Vladimir Putin is expected to make a televised address as Yevgeny Prigozhin, who has been a close ally of the president, accused the Russian military of killing his men in Ukraine
Latest: https://t.co/sj21NblU2S https://t.co/vgXxr0yzfA
— Sky News (@SkyNews) June 24, 2023
“Kjo është thikë pas shpine”, tha ai. “Kjo është tradhti, ne do ta mbrojmë atdheun”, shtoi presidenti dhe e krahasoi situatën aktuale me atë të Luftës së Parë Botërore.
“Përgjigja do të jetë e ashpër. Unë po bëj gjithçka për t’iu përgjigjur këtij sulmi dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. I bëj thirrje të gjithëve që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë në këtë”, tha lideri rus.
Presidenti rus paralajmëron gjithashtu “dënime të ashpra” për ata që përçajnë shoqërinë ruse.
Ndryshe, Putin nuk e përmendi Prigozhinin ose Wagnerin në asnjë moment gjatë fjalimit të shkurtër, por foli ekskluzivisht për rebelimin. /Telegrafi/