Site icon Telegrafi

Prezantuesja e motit në BBC zbulon gjatë transmetimit live se është fejuar – madje ua tregon unazën kolegëve në studio

Gazetarja britanike Carol Kirkwood gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit të BBC, deklaroi se është fejuar.

Prezantuesja 59 vjeçare e motit, nuk mundi ta fshihte gëzimin e saj, duke u treguar shikuesve unazën e saj të re të fejesës, transmeton Telegrafi.

Prezantuesit e emisionit të mëngjesit Sally Nugent dhe Jon Kay, rrezatonin energji pozitive me fytyrat e tyre, përderisa kolegia e tyre u tregonte momentin kur partneri i saj i propozoi asaj në një piknik.

Carol ende e mban të fshehur emrin dhe identitetin e partnerit të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version