Telegrafi

Prezantuesja e BAFTA 2022, Rebel Wilson ngrit gishtin e mesit në mes të transmetimit kundër Vladimir Putinit

Rebel Wilson ia ngriti gishtin e mesit Presidentit rus Vladimir Putin gjatë prezantimit të ceremonisë së çmimeve BAFTA 2022.

Në mbrëmjen më të rëndësishme të kinematografisë britanike, filmat më të shpërblyer rezultuan “Dune” dhe “The Power of the Dog”, shkruan Metro UK.

Ndërsa doli në skenë për të prezantuar performancën muzikore të Emilia Jones, prezantuesja Rebel shpjegoi se në skenë ishin dy përkthyes të gjuhës së shenjave.

“Dhe ky është gjesti për Putinin”, tha ajo duke ngritur gishtin e mesit, nën duartrokitjet e tërbuara nga publiku.

Lexo po ashtu Ndahen çmimet BAFTA 2022 - "The power of the dog" fiton çmimin kryesor

Edicioni i 75-të i ndarjes së çmimeve BAFTA, tregoi një solidaritet mbi Ukrainën, për konfliktin e tyre të vazhdueshëm me Rusinë.

Foto: Rex

Kryetari dhe drejtori i BAFTA-s, Krishnendu Majumdar u shpreh: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gazetarët dhe kinematografët të cilët raportojnë me guxim konfliktin dhe krizën humanitare”.

Lexo po ashtu Paraqitjet më të mira në tapetin e kuq të BAFTA 2022

Shumë prej yjeve u shfaqën në tapetin e kuq të veshur me ngjyrat kaltër e verdhë në tapetin e kuq, apo mbanin shirita me këto ngjyra në formë solidarizimi me Ukrainën. /Telegrafi/

Foto: WireImage

 

Foto: FilmMagic

 

Foto: WireImage