Telegrafi

Prezantuesit e “Sanremos” tallen me Juventusin gjatë prezantimit në festival (Video)

Festivali i njohur i muzikës italiane “Sanremo” edhe këtë vit ka zgjuar kureshtjen për organizimin, duke bërë që shikueshmëria e tij t’i kalojë kufijtë, për shkak të këngëve me vlera që transmetohen ndër vite në këtë festival.

Për disa netë me radhë shumë konkurrues janë paraqitur në netën gjysmëfinale të këtij festivali, ndër ta edhe këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili synon fitoren e finales së madhe, e cila do t’i rezervonte biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2017”.

Lexo po ashtu Këngëtari shqiptar favorit për të fituar festivalin e “Sanremos”

Përveq këngëve, vëmendje në këtë festival tërhoqën edhe prezantuesit, të cilët me humorin dhe lirshmërinë e tyre në skenë i dhanë një tjetër dimension festivalit.

Prezantimi i tyre skenik është shoqëruar edhe me shaka, të cilat kanë krijuar skena humoristike për transmetuesit që ndiqnin drejtpërsëdrejti “Sanremon”.

E mesa duket shënjestër e tyre për të implikuar në shakatë gjatë prezantimit, ka qenë ndeshja e Juventusit me Interin dy javë më parë, ndeshje nga e cila u nxorën shumë vërejtje në gjyqtarin.

Përmes një dialogu të shkurtër, prezantuesit Luca dhe Paolo janë tallur në një lloj forme, me gabimet që karakterizuan këtë ndeshje, duke bërë që të transmetohen me të qeshura drejtpërsëdrejti tek syri i miliona artdashësve.

Ky është dialogu satirik i prezantuesve në natën finale të “Sanremos”:

Paolo: Kam frikë të humbi nga një penallti që nuk është

Luca: Kam frikë të humbi nga një gabimi i imi, autogol

Paolo: Kam frikë të humbi nga një pozicion jashtë loje që nuk është, prej një gabimi nga gjyqtari, nga një gjyqtar që bërë gjëra të këqija,

Luca: Pse cila është skuadra jote?

Paolo: Juve

Luca: Qetësohu, qetësohu nuk ndodhë. /Telegrafi/