Spektakli i njohur “Dance With Me” vazhdon të dhurojë spektakël nga java në javë.
Të gjithë konkurrentët përkushtohen në maksimum gjatë tërë javës, që në mbrëmjen e së hënës të sjellin performancat e tyre në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Një ndër konkurrentët e këtij viti është edhe moderatori kosovar Meriton Mjekiqi.
Ai kërcen në këtë spektakël në partneritet me këngëtaren e njohur, Rovena Stefën.
Dyshja kanë dhuruar një performancë mjaft ‘të nxehtë’ gjatë mbrëmjes së sotme (e hënë).
Pas mbarimit të performancës, ata ishin në pritje të komenteve të jurisë, ndërsa përshtypje te publiku ka lënë paraqitja e Meritonit, e cila ishte mjaft e ekspozuar.
Në fund të performancës, ai është shfaqur vetëm në mbathje, me çka ka vënë në pah fizikun e tij, por njëherësh e ka bërë të papëlqyeshëm shikimin e programit nga moshat e reja. /Telegrafi/