Audi më në fund ka prezantuar versionin më të ri të veturës familjare Q3. Vetura që gjendet në treg që nga viti 2011, është prezantuar të mërkurën në Panairin e automjeteve në Detroit.
Versioni i fundit është prezantuar si model i vitit 2016 dhe do të dalë në shitje sivjet apo në fillim të vitit të ardhshëm. Vozitësit që posedojnë modelin e vitit 2015 nuk duhet të brengosen aq shumë, sepse Audi nuk ka bërë ndryshime të mëdha në modelin e ri.
Ndryshimet e vetme në këtë veturë vërehen te ndërruesi i shpejtësive. Modeli më i ri ka shtatë shpejtësi ‘S tronic dual-clutch’, për dallim nga modeli i vjetër që kishte vetëm gjashtë shpejtësi. Motori që është ofruar te veturat në Amerikë do ketë kapacitet turbocharged 2.0 l me katër cilindra që zhvillon 220 KF.
Audi ende nuk ka konfirmuar nëse në Amerikë do të prezantojë RS QR, që ka motorin turbocharged 2.5 l me pesë cilindra që mjaftojnë për të arritur 340 KF.
Ndryshimet në pamjen e jashtme vërehen vetëm te mbrojtëset e reja dhe disa ndryshime në dritat LED. Përveç këtyre, vetura është e pajisur me rrjetin 46 LTE dhe pajisjen për shpërndarje të Wi-Fi-së.
Në SHBA, çmimi i veturës do të jetë rreth 33 mijë dollarë. /Koha/Telegrafi/