Site icon Telegrafi

Prezantohet rrejshëm si zyrtar policor, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë patrollimit në Prishtinë kanë dyshuar se një i dyshuar mund të ketë armë në brez, me që rast kanë reaguar dhe gjatë legjitimimit.

I dyshuari ka thënë se është person zyrtar por kur i është kërkuar dokumenti zyrtar i njëjti nuk e ka dëshmuar, dhe është shoqëruar në stacion policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version