Telegrafi

Prezantohet rrejshëm si person zyrtar, merr nga viktimat 3300 euro  

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili është prezantuar rrejshëm si person zyrtar, duke i marrë një personi 3300 euro, kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.

I dyshuari është arrestuar më 11 shkurt 2020.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura, i dyshuari kishte mashtruar viktimat femër dhe mashkull kosovarë duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 € kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/